INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria mund ta kapërcejë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria mund ta kapërcejë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Publikuar më: 13:08 09-02-2018

Pas zbulimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së, perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e largët. Një editorial, i publikuar në Financial Times shkruan se BE nuk duhet të "tërhiqet" nga Ballkani përndryshe Rusia dhe Turqia do të "mbushin boshllëkun". Mediat serbe kanë publikuar artikullin ku thuhet gjithashtu se Shqipëria po tregon me përpjekjet që po bën se mund të kapërcejë Serbinë në rrugën e anëtarësimit drejt BE. B92 publikon artikullin duke vendosur si titull kryesor "Shqipëria mund ta kapërcejë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE". Më tej në shkrim kujtohet premtimi i Presidentit të KE Jean-Claude Juncker i cili u ofroi gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor një perspektivë të besueshme të pranimit në BE. "Pas një pauze të gjatë, BE është përsëri e gatshme të flasë për zgjerimin e kufijve të saj", tha ai vitin e kaluar. Por, media britanike shkruan se “që nga viti 2004, zgjerimi ishte vendosur duke u kthyer në një lodhje ndërsa problemet me emigrantët prodhonin "votues të zemëruar". "Dhe mbetet në interes të të gjithë të interesuarve për ta bërë pranimin një perspektivë realiste për shtetet e Ballkanit, ku shumë janë të prirur të dyshojnë në sinqeritetin e BE pasi kanë pritur në derë për vite",-shkruan Financial Times. Autori i shkrimit më tej flet për stabilitetin e arritur në rajon pas viteve 1990 dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të BE"DHE përpjekjet e saj për të kontrolluar migracionin". "Premtimi i BE për anëtarësimin ka qenë një nxitje e rëndësishme për qeveritë për të marrë vendime të vështira - Serbia ka bërë lëshime të rëndësishme në marrëdhëniet me Kosovën, për shembull, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe ndikimi i BE-së është dobësuar", shkruan gazeta.Megjithatë, është vërejtur, asnjë nga "gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor" ende nuk kanë përmbushur kushtet e anëtarësimit. Dhe, pasi KE " bëri mirë që theksojë se përparimi drejt pranimit do të vlerësohet objektivisht dhe se çdo shtet në teori mund të kapë kandidatët aktualë të tanishëm (Serbinë dhe Malin e Zi)". Kështu po njihen përpjekjet e fundit të bëra nga vende të tilla si Shqipëria, në përgjigje të dyshimeve se Serbia në veçanti po favorizohet ". Përpara se të zbulohej strategjia e BE-së, organizata deklaroi se ishte gati të "mbajë të hapur perspektivën e anëtarësimit për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor", përfshirë këtu edhe Kosovën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932