INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ndër më të shtrenjtët në rajon

Shqipëria ndër më të shtrenjtët në rajon

Publikuar më: 09:04 11-07-2016

Indeksi i Kostos së Jetesës në 2016 i publikuar nga Mercer, e rendit vendin tonë si shtetin me koston ndër më të lartën në rajon. Nga të dhënat rezultoi që një i huaj në Shqipëri shpenzon më shumë se në Maqedoni, Serbi apo Bosnje.
Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në analizë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj dhe ndodhet në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon. Ndërsa në botë Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrejta për të huajt. Zyrihu dhe Singapori mbeten në vendin e tretë dhe të katërt përkatësisht, ndërsa Tokio është në të pestin, duke u ngjitur me gjashtë vende në raport me vitin e kaluar. Kinshasa, renditet e gjashta, duke u shfaqur për herë të parë në top 10.
Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 22-tën herë këtë vit, rendit nga më i shtrenjti te më i liri qytetet botërore, duke u bazuar nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet dhe ka anketuar kryesisht të huajve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme nga ai i origjinës.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941