INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ndër vendet e para me karburantin më të shtrenjtë në botë[VIDEO]

Publikuar më: 09:31 16-01-2018

Sipas një studimi të fundit të Global Petrol Prices Shqipëria renditet në vendin e 25-të për benzinën më të shtrenjtë në botë. Global Petrol publikon të dhëna të besueshme mbi shitjen me pakicë të karburanteve në 150 shtete të botës për çdo javë të vitit. Taksat e larta janë arsyeja kryesore e çmimeve të larta në Shqipëri. Kur blejnë një litër karburant, konsumatorët paguajnë rreth 100 lekë e nëse shtojmë dhe taksat çmim del dhe shumë herë më i lartë se i fqinjëve tanë. Aktualisht një litër naftë tregëtohet në vendin tonë me 165-177 lekë, në varësi të pikave të karburantit, ndërsa benzina është 1 lekë më e shtrenjtë, pra 178 lekë.
Çmimi për një litër benzinë është rreth 1.61 dollarë në Shqipëri, me gati të njëjtën vlerë si Anglia dhe Gjermania, ku një litër kushton përkatësisht, 1.63 dhe 1.67 dollarë. Në vend të parë në botë me çmim më të shtrenjtë renditet Hong Kongu, ku një litër kushton mbi 2 dollarë.
Edhe Italia dhe Greqia kanë çmim të kripur, ku benzina është 1.87 dollarë për litër.
Për sa u përket vendeve të rajonit, çmimin më të ulët e ka Maqedonia, ku një litër është 1.3 euro. Po ashtu edhe Bosnjë dhe Hercegovina me 1.21 dollarë, duke u listuar kështu në vendet europiane me çmimin më të ulët. Në fakt vendet me çmimin më të ulët janë vendet prodhuese të karburanteve. Në Venezuelë aktualisht një litër benzinë kushton 0.01 dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjtat sasi kushton 0.73 dollarë, më pak se gjysma e vlerës në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154