INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ndër vendet më të kërkuara për t’u vizituar në 2019[VIDEO]

Publikuar më: 12:10 01-11-2018

Riviera shqiptarë rezulton një nga më të kërkuarat në Booking.com. Duke qënë kështu një nga dhjetë destinacionet më të mira për t’u vizituar në vitin 2019.

Pothuajse gjysma e udhëtarëve në 2019 kërkojnë më shumë aventurë se në 2018-n. Për grupmoshën 18-34 vjeç përqindja e turistëve është edhe më e lartë dhe arrin 58%.
Në vitin 2019, më shumë se gjysma e udhëtarëve do të duan të shkojnë në një vend ende të pa vizituar nga miqtë e tyre dhe 60% e turistëve në nga mosha 25-34 vjeç do të duan të udhëtojnë më shumë ditë se më parë nëpër vende të ndryshme të botës.
Mes vendeve të tjera Ksamili, në jug të Shqipërisë shihet nga kureshtarët si një është një perlë e fshehur dhe që shumë kanë bërë kërkime në booking.com për të mësuar më shumë për detin me ujëra kristal, plazhet e qeta dhe restorantet. Disa vende pranë Ksamilit, të cilat janë interesuar për t’i vizituar, janë Syri i Kaltër dhe qyteti i lashtë i Butrintit. Arsyet pse ky vend këshillohet për t’u vizituar janë pjatat e lira me ushqim peshku, deti dhe njerëzit simpatikë.
Ndëras vendet të tjera të kërkuara janë Lugina e Wadi Rum në Jordani, Samarkand në Uzbekistan, Bacalari në Meksikë dhe disa të tjera në Marok, Ruandë, Kolumbi, Holandë dhe Indonezi.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877