INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria ndryshe nga shumë vende ballkanike garanton pensione për shumicën e të moshuarve[VIDEO]

Publikuar më: 09:53 03-04-2018

Pjesa më e madhe e të moshuarve në vendin tonë marrin pension, pavarësisht se paratë nuk janë të mjaftueshme. Në krahasim me vendet e tjera fqinje pensionistët shqiptarë janë më të “privilegjuar” pasi 77% e të moshuarve pas përmbushjes së moshës, janë të mbuluar me një pagesë pensioni. Në nivelin më të ulët ndodhet Bosnja e Hercegovina, me një mbulim prej 29.6 % të të moshuarve, më pas renditet Serbia me 46.1 %, Malin e Zi me më pak më shumë se gjysmën e të moshuarve me 52.3 %. Më mirë se këto tre vende paraqitet Kroacia me 57.6 % të mbulimit të të moshuarve me pension, më pas renditet Maqedonia me 71.4 %. 

Këto të dhëna kanë dalë nga një raport i fundit i Mbrojtjes Sociale të Organizatës Botërore të Punës ku janë marrë në studim 102 shtete në botë.
Bie në sy se Europa dhe Azia Qëndrore kanë arritur mbulim relativisht të gjerë për pensionet e pleqërisë. Mesatarisht, 95.2% e personave të moshuar marrin pension. Sfiduese për sigurimin e mbulimit të pensioneve të personave të moshuar shihet veçanërisht në Evropën Juglindore. Shumica e vendeve ku të gjithë personat e moshuar aktualisht marrin pensione të sigurimeve shoqërore janë të vendosur në Evropën Veriore, Jugore dhe Perëndimore. Pavarësisht nga kjo prirje e përgjithshme pozitive, disa vende ende përballen me sfida në shtrirjen e mbulimit të pensioneve, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe Perëndimore.
Në fund të listës për përllogaritjet e raportit në Europë e Azinë Qendrore qëndron Turqia me 20%.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332