INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në 2016 përkeqësoi tregëtinë e lirë

Shqipëria në 2016 përkeqësoi tregëtinë e lirë

Publikuar më: 14:34 16-08-2017

Të dhënat për tregtinë e Shqipërisë, me vendet jo antare të BE nuk tregojnë përparim në vitin 2016. Sipas të dhënave nga CEFTA, shihet se tregtia e Shqipërisë me këto vende nuk pësoi ndryshime të dukshme që kur u nënshkrua marrëveshja. Përkundrazi në vitin 2016,  Shqipëria importoi më pak mallra nga vendet e CEFTA-s. Nga 8% që ishte pesha e importeve në këto vende në 2015, në 2016 zbriti në 6%.
Raporti për tregtinë i CEFTA-s tregon se, Shqipëria ka partnerin e saj më të fuqishëm tregtar për eksportin Italinë. Me këtë shtet, Shqipëria  realizon 58% të eksporteve ndërsa me vendet e CEFTA-s realizoi vetëm 14% të eksporteve, një peshë e njëjtë me atë të vitit 2015. Shihet se gjatë vitit të kaluar Shqipëria ka rritur më tej (7%) përqendrimin e eksporteve me Italinë në raport me 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279