INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në alert! Rriten masat e sigurisë në Rinas.

Shqipëria në alert! Rriten masat e sigurisë në Rinas.

Publikuar më: 14:38 22-03-2016

Ngjarja e rëndë në Bruksel ka rritur dhe masat e sigurisë dhe në vendin tonë. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë një vëmendje të shtuar dhe në aeroportin, ‘Nënë Tereza’.
Autoritetet kanë nisur të ushtrojnë kontrolle të rrepta në të gjitha hyrjet e daljet e aeroportit dhe në bagazhet e pasagjerëve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.
Gjithashtu janë vendosur forcat e posaçme të Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415