INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria në Arbitrazh, reagojnë ekspertët: “Të mbahet përgjegjësi” [VIDEO]

Publikuar më: 16:23 06-11-2017

Fatura prej 2 miliard euro që rrezikon Shqipëria nga 4 çështje që po shqyrtohen në arbitrazh, ka nxitur reagimin e fortë jo vetëm të politikës por edhe të ekspertëve të ekonomisë. Pas publikimit nga IN Tv të shkresës së ish ministrit të drejtësisë drejtuar kryeministrit Edi Rama, eksperti i ekonomisë Zef Preçi e konsideron të domosdoshme që kjo situatë të marrë fund. Sipas tij prishja e kontratave me një firmë ministri dhe pa një proces të rregullt ligjor nuk duhet të lejohet. Preçi nuk nguron të ngrejë dhe një tjetër dyshim mbi funksionarët e lartë të shtetit shqiptar.

Për ekspertin e ekonomisë kjo situatë e Shqipërisë në arbitrazh është një tregues shume i qartë edhe për keqqeverisjen e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883