INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në borxh me Tokën

Shqipëria në borxh me Tokën

Publikuar më: 13:12 02-08-2017

Në ditën botërore të borxhit ekologjik, Shqipëria renditet si një ndër vendet me ndikimin më të madh negativ në planet. Sipas Raportit të Rrjeti Global për Ndikimin Ekologjik. Sllovenia është vendi me ndikimin më të madh ekologjik  e ndjekuar nga Kroacia , Mali i Zi , Bosnja dhe Hercegovina, dhe Shqipëria. Ekspertët kanë thënë se ulja e sasisë ushqimit që hidhet për 50% në gjithë botën do të mund të lëvizte Ditën e borxhit ekologjik për 11 ditë, dhe ulja e emetimit të dioksid karbonit për 50% do të lëvizte datën për 89 ditë. Mjerisht, ashtu si kriza e borxhit financiar global, edhe borxhi ekologjik i tokës vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër. Njerëzit vazhdojnë t’i konsumojnë burimet natyrore të planetit më shpejt nga sa mund të ripërtërihen natyrshëm. Harxhimet nga përdorimi ekologjik global po reflektohen gjithmonë e më tepër me reduktimin e pyjeve, thatësirat, mungesat e ujit, erozionet e dheut, humbjet e shumëllojshmërisë biologjike dhe grumbullimit të dioksidit të karbonit në atmosferë. Kina, vendi me ndikimin më të madh të përgjithshëm, është dedikuar për ndërtimin e “civilizimit ekologjik”. Skocia, Kostarika dhe Nikaragua janë shembuj të mirë të vendeve që po punojnë me force të madhe në ndalimin e përdorimit të karburanteve fosile në sistemin e tyre energjetik.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326