Një avion grek është angazhuar për shuarjen e flakëve në Shqipëri, që kanë pushtuar prej ditësh mbarë vendin. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Dy Ministritë bëjnë me dije se avioni grek ka filluar operacionin e shuarjes së zjarrit në jug të vendit. Mësohet se opreacioni për shuarjen e fjakëve në fshatin Dukat drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.