Vendi ynë prej disa javësh ka shënuar numër të larta vatra zjarri. Në mbarë vendin janë regjistruar thuajse çdo ditë vatra të reja zjarri. Për këtë arsye Greqia dhe Italia do ti vijnë në ndihmë Shqipërisë për përballimin e situatës së zjarreve. Burime bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komunikuar me homologun grek Kotzias. Bushati ka marrë aprovimin e shtetit grek për t’i ardhur në ndihmë me dy avionë zjarrfikës. Avionët do të vijnë nga Korfuzi dhe do ti bashkohen operacioneve të grupeve shqiptare për shuarjen e zjarreve. Më pas Bushati kërkoi ndihmën edhe të Italisë dhe pritet që sonte të nisen nga Puglia avionët zjarrfikës.