Ushtria ndërhyn për të shuar zjarret që kanë përfshirë prej disa orësh kodrat e Allprenajt në Lushnje. Zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të erërave të forta dhe terrenit të vështirë. Në vendngjarje ndodhen gjithashtu ndodhen dhe policia dhe zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë dhe fshati Baks në Velipojë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, i cili gjithashtu rrezikon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave. Bëhet me dije se forcat e zjarrfikëses dhe punonjës të administratës kanë shkuar pranë zonave të mbrojtura të Velipojës që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit. Deri tani dyshohet që vatra e zjarrit të jetë e qëllimshme.