INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në fokusin gjerman: Vendi piktoresk me qytetet e mahnitshme dhe me natyrën e paprishur [FOTO]

Shqipëria në fokusin gjerman: Vendi piktoresk me qytetet e mahnitshme dhe me natyrën e paprishur [FOTO]

Publikuar më: 14:38 23-09-2016

Website-i  gjerman “easyvoyage.de” i  ka kushtuar një hapësirë të veçantë reklamimit të bukurive shqiptare të cilat i krahason me parajsën si dhe Shqipërisë si zgjedhjen e duhur për turistët e huaj.

Nga:  Jessica Schulz             

Shqipëria turistike është futur  në një vend të harruar. Ajo ofron pamje të bukura, plazhe me rërë dhe një kulturë të pasur. Vizitojeni këtë vend  të vogël simpatik  para se të zbulohet nga masa.

Peisazhet e bukura të Shqipërisë dhe banorët e saj autentikë, e bëjnë “vendin e shqiponjës” një destinacion të lakmuar për pushime.

Aktualisht kandidat për anëtarësim në BE,  Shqipëria e reflekton  veten si vendin me  dëshmitë e shumta të historisë dhe kulturës  dhe një trashëgimi të pasur botërore.

 

1.Qyteti historik,  Berati

Historia e pasur e vendit dhe lakmia për të marrë pjesë të tij, nxit kureshtjen për të mësuar më shumë rreth tij.

Bizantinët, Osmanët, Grekët, Romakët madje edhe Ilirët;  ata të gjithë donin që ta fitonin për veten e tyre  këtë vend në Europën Juglindore, në Gadishullin Ballkanik.

Një histori e tillë rezulton e njëjtë për fshatra e shumtë historikë dhe tradicional të qyteteve të Shqipërisë. Një ndër qytetet më të vjetër në botë është Berati.

2.Kalaja e Rozafës

Kalaja e Rozafës është një nga dëshmitë e historisë së vendit të sulmuar.

Ajo është ndërtuar në shekullin e 4  p.e.s në një kodër fillimisht që t’iu ofronte mbrojtje  ilirëve nga armiqtë e tyre.

Më pas, bizantinët  e ndërtuan vazhdimisht kështjellën dhe sot  ju mund të vizitoni këtë kështjellë mbresëlënëse, në majë të së cilës era valëvit  flamurin kuqezi.

Vendi i Shqiponjës

Shqiponja në flamurin e kuq të këtij vendi  përfaqëson fuqinë, krenarinë,  lirinë dhe zemërgjerësinë.

Historia pas emrit të Shqipërisë, qëndron tek  fjala “shqipe”  për shqiponjën.  Emri ”Shqiponja” ka një ngjashmëri të fortë me fjalën shqipe "Shqipëria", termi i përdorur  për vendin.

Megjithatë  shkencëtarët termin etimologjikisht e shpjegojnë  më shumë me fjalën "shqiptoj" ( "flasin") .

 

3.Apollonia

Rrënojat e lashta të  tempullit të Apolonisë  na kthejnë në vitet 558. Është emërtuar kështu për  Apollonin, zotin e dritës, pastrimit dhe Arteve. Qyteti është ndërtuar në një kodër të lartë dhe ishte për shkak të afërsisë së tyre me  lumin Vjosa, që derdhet direkt në detin Adriatik, duke lundruar me anije.

Apollonia është një nga dëshmitë më të rëndësishme të botës së lashtë. Ju mund ti admironi  këtu  statujat, objektet, si  një bibliotekë;  Odeoni, Tempulli i Dianës, Bouleuterion (dhoma takimi), teatri dhe shumë ndërtesa të tjera  historike.

 4.Butrinti

Disa rrënoja të tjera të rëndësishme gjenden në jug të Shqipërisë.  Vendi arkeologjik i Butrintit vjen në shkrimet e shumta të lashta,  nga Virgjili tek  Mileti, para se të përshkruhej si një qendër kulturore dhe e rëndësishme shoqërore, urbane.

Kombinimi  mbreslënës i  rrënojave historike dhe peisazhi skenik e bëjnë faqen arkeologjike një tregim të përsosur të historinë së vendit. Që nga viti 1992 Butrinti është në  Trashëgiminë Botërore të UNESKO-s.

5.Liqenet dhe  Alpet shqiptare

Peisazhet natyrore mahnitëse të Shqipërisë e bëjnë atë një vend  në të cilin mund të gjesh shumë vende të ngjashme me parajsën.

Nga shtigjet e mrekullueshme, shëtitje në Alpe,në pyjet e thella dhe me plazhet e bukura të Adriatikut dhe bregdetin e Jonit ; ju do të gjeni në Shqipëri gjithçka dëshiron zemra juaj për natyrën.

Natyra e mrekullueshme ndërton para jush, jo vetëm  dokumente historike por edhe  natyrën e bukur, të paprishur.

6.Syri i kaltër

Syri  i kaltër është një nga vendet më të famshme dhe më të bukura në Shqipëri. Ai është konsideruar si një pikë referimi e rëndësishme e vendit dhe është e vendosur në malin e gjerë. Mbi burimin qëlqeror, shtrihet drita e ndezur nga një gur blu turkez i cili i jep një reflektim dhe pamje të mrekullueshme me ngjyrat e pemëve dhe gjetheve përreth.

7. Basbousa (Revania arabe)

Një menu e pasur kuzhine mund të gjendet edhe në kryqytetin shqiptar, Tiranë. Bakllavaja tradicionale ose Basboa (revania) me origjinë arabe, apo një bollgur i ëmbël.

Qyteti ka xhami të shumta, pemë, mozaike, Muzeun Historik por jo vetëm kaq pasi në vendin e Skënderbeut mund të shihni  gjëra me vlerë në çdo kilometër që mund të bëni.

Bashkëjetesa paqësore e shumë feve dhe popujve, të cilët së bashku formojnë një kulturë të madhe dhe një vend të bashkuar e krenar, e bën Shqipërinë një bukuri të veçantë. Infrastruktura mund të jetë ende e pazhvilluar, por tani vendi ofron mundësi të mrekullueshme për të kaluar një pushim të mrekullueshëm dhe sidomos tepër emocionues.

Ju mund ta vizitoni vendin në çdo kohë të vitit.

     Mia Buci

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869