INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në

Shqipëria në "France 2016", fanellë me shqiponjë

Publikuar më: 10:48 29-01-2016

Një fanellë me shqiponjën të dizenjuar në të. E tillë do të jetë fanella e re e Kombëtares së Shqipërisë për në Europian, që është realizuar nga sponsori i ri teknik i përfaqësueses, Macron. Uniforma e re e kuqezinjve, që do të përdoret në Euro 2016  pritet të prezantohet këtë të premte në orën 12:00 në ambjentet e Hotel Tiranës dhe ajo do të jetë vërtetë shumë e vecantë.

Dizenjimi i fanellës madje përflitet se është realizuar nga një shqiptar, ndërkohë që sponsori teknik është një firmë e njohur italiane, e cila ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazios, Aston Villën, Paokut apo dhe Sporting Lisbonë. Fanella pritet të jetë një ndërthurje mes traditave shqiptare, me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike.

Gjithashtu në brendësi fanella pritet të ketë të ketë një shkrim të vecantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë. FSHF mësohet gjithashtu se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjecare me këtë sponsor teknik, nga e cila pritet të përfitojë një shumë prej 4 mln euro. Fanella e re, do të përdoret gjithashtu dhe gjatë eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018, në të cilin Shqipëria është e shortuar dhe me dy përfaqësuese të mëdha Spanjën dhe Italinë.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494