INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në Guinnes, Cup Song “pushton” Tiranën [VIDEO]

Shqipëria në Guinnes, Cup Song “pushton” Tiranën [VIDEO]

Publikuar më: 14:25 25-03-2017

Rreth 2000 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’.

Të ulur në formën e gërmave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness.

“Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolën nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancën, pasi gjithçka shkoi mirë dhe ata që morën pjesë në total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotë Lina Kuhlmann, anëtare jurie e “Guinness World Records”.

Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë dhanw një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877