INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në izolim! Ja perimet që nuk eksportohen BE-së

Shqipëria në izolim! Ja perimet që nuk eksportohen BE-së

Publikuar më: 15:29 25-05-2016

Për të kuptuar se me çfarë ushqehemi mund të shikojmë vetëm vendimet që marrin vendet ku ne eksportojmë prodhime bujqësore. Pasi publikisht janë denoncuar për rrezikshmërine tyre perimet, tani ka dhe produkte të tjera bujqësore që na rrezikojnë.
Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë patate në Bashkimin Europian. Është vetë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti që pranon këtë fakt, ndërsa tenton ta shpjegojë në këtë mënyrë vendimin e vendeve perëndimore.
“Patatet edhe tuberët e tjera pra zhardhokorët nuk lejohet pasi ka kritere më të forta se sa perimet. Duhet të monitorohet toka për pesë vjet pa ndërprerje. Ne e kemi nisur monitorimin, na duhet dhe një vit për të përmbyllur fazën monituerese 5-vjeçare dhe pastaj do çojmë parcelat ku do lejohet prodhimi dhe eksporti”.
Por, patatet nuk janë produkti i vetëm i ndaluar. Edhe eksportet e produkteve me origjinë shtazore si mishi apo qumështi, nuk mund të hyjnë në BE.
“Ne do e përmbyllim këtë vit gjurmushmërinë që është kusht i panegociueshëm, na duhen dhe një milionë euro të mbyllim komplet procesin e matrikullimit të kafshëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395