Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme, ka sjellë një situatë të rënduar në të gjithë vendin, kryesisht në zonën jugore të tij. Vlora, është përfshirë nga erërat e forta, duke e lënë qytetin në errësirë. Po ashtu edhe nga Fieri raportohet një situatë kaotike, ku erërat e forta dhe shirat e dendur kanë lënë pa energji elektrike banorët e qytetit. Edhe në Shkodër e Durrës ka patur shumë përmbytje, por ndërkohë vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në periferi të Athinës mesditën e sotme dhe po përhapen me shpejtësi në disa nga lagjet më të populluara të kryeqytetit grek.
Sipas mediave të vendit fqinj, një vatër zjarri ka shpërthyer fillimisht rreth orës 13:30 në një masiv pyjor në Kineta, Atica dhe është përhapur me shpejtësi në lagje të tjera duke lënë pas shkatërrim.
Dhjetra shtëpi dhe automjete janë djegur, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Kineta, Penteli, Kalamos, Agio Theodori, Kiato dhe Chania janë disa nga lagjet që sipas mediave greke ndodhen “nën kthetrat e Ferrit”. Evakuuimi në këto lagje po vijon ende.
70 zjarrfikëse të ndihmuara nga 3 helikopterë dhe 1 avion po luftojnë me flakët.