Vatrat e zjarrit vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë. Vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 7 vatra të reja zjarri në disa qarqe të ndryshme të vendit.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara.
Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.