INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria në skandalin e “Panama-së”: Ja çfarë thotë PD e PS

Shqipëria në skandalin e “Panama-së”: Ja çfarë thotë PD e PS

Publikuar më: 11:30 05-04-2016

Skandali financiar në Panama dhe përfshirja e autoriteteve të larta të vendit tonë, apo dhe kompanive të mëdha, nuk mund ti shpëtojë debatit parlamentar. Në komisionet kuvendore kjo çështje ishte pjesa kryesore e debatit mes shumicës dhe opozitës.

Pandeli Majko:

“Uroj që skandali i Panamasë të na nxjerrë sa më të pastër që të mos kemi probleme me ligjin. Kemi të bëjmë me të njëjtin spektër politik”.

Oerd Bylykbashi:

“Kryeministri “Rama ka 200 milionë euro ‘offshore'”

Ndërsa Kryetari i Komisioni të ekonomisë Erion Braçe kërkon transparencë të të gjitha transaksioneve të kompanive të mëdha, nga Autoriteti i Konkurencës.

Braçe:

“Shqetësimi po thellohet për transferimin e aksioneve të kompanive të mëdha dhe se duhet të kontrollohen transaksionet e tyre”.

Duke folur për kompaninë GFI Albania, ku sipas të dhënave është pjesë e skandalit financiar në Panama, Braçe dhe kryetarja e Autoritetit të bKonkurencës Lindita Lati deklaruan:

Braçe:

“Në 2015 kompaninë GFI Albania ndryshoi kuotat e aksioneve.Sa transparente ishte shitja e aksioneve nga kompania themeluese?

Lindita Lati:

“Nuk kemi informacione të pasqyrave financiare të GFI Albania. Janë firma off-shore, nuk gjejmë dot të dhëna për xhirot. Ligji s’na jep mundësi të kontrollojmë treguesit e tyre”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879