INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria në vend numëro për progres social [VIDEO]

Publikuar më: 11:05 21-06-2017

Në një raport ndërkombëtar për progresin social vendi ynë ka mbetur në vend numëro. Ai renditet në vendin e 52 nga 128 shtete të marra në studim nga “Social Progress Imperative” ashtu siç ka qënë dhe një vit më parë. Indeksi i Progresit Social është një indeks i përbërë i treguesve socialë dhe ambientalë, që mat tre dimensione: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë.
Pikët më të dobëta vendi ynë i ka marrë në aksesin ndaj edukimit të avancuar, tolerancës dhe gjithë përfshirjes, lirisë personale dhe mundësive të zgjedhjes, të drejtave personale dhe cilësisë së mjedisit.
Kurse rezultatet më të mira ka në treguesit e ushqimit dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në njohuritë bazë, furnizim me ujë, strehim, aksesit në informim dhe komunikim.
Pavarësisht se nuk jemi në nivele shumë cilësore lëmë pas Malin e Zi me dy vende dhe Maqedoninë me 6. Në rajon progres më të lartë social ka Kroacia, që është në vendin e 36. Shtetet me progresin më të madh social në botë janë Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja, Holanda, Suedia, Australia dhe Zelanda e Re.
Danimarka edhe një vit më parë u vlerësua si vendi më i lumtur në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547