INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku: Shqipëria nën monitorim të rreptë për pastrimin e parave të pista

Tabaku: Shqipëria nën monitorim të rreptë për pastrimin e parave të pista

Publikuar më: 16:26 26-11-2018

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se Shqipëria është vendosur nën monitorim të rreptë për pastrimin e parave nga një institucion i huaj.

“Moneyval vendos Shqipërinë në monitorim të rreptë për pastrimin e parave! Jo më larg se pak ditë më parë, siç mediat e bënë publike, institucioni më i rëndësishëmnë fushën e luftës ndaj Pastrimit të Parave ka detyruar Këshillin e Europës që të vendosë në monitorim të rreptë institucionet shtetërore dhe vetë Shqipërinë për pastrimin e parave”, tha Tabaku.

Në vijim ajo shprehet se vendi po bën hapa pas. “Laku po ngushtohet për qeveritarët dhe ato që kanë në dorë makinën e propagandës. Fatkeqësisht vendi jonë kthehet disa hapa pas, që ne i kishim kaluar që në vitin 2010. Por, kjo është trajektorja e shëmtuar e një vendi që u kanabizua për katër vjet me radhë, u kthye në një magazinë dhe shpërndarëse droge dhe sot gjendet përpara miliardave të drogës dhe bosëve të drogës që qeverisin. Vlerësimi i Moneyval vjen mbas raportit të DASH që thekson rrezikun në rritje të pastrimit të parave dhe të Institutit të Bazelit për Shqipërinë si vend me rrezik”, shkruan Tabaku.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822