Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot gjatë gjithë ditës priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Në shumicën e qarqeve të tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Durrës dhe Fier, priten reshje të dobëta. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në të gjitha qarqet. Ato priten më të dendura gjatë pasdites së sotme. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit gjatë ditës pritet të arrijnë, në bregdet 11 deri 16 °C në vendet e ulëta 10 deri në 18 °C dhe në vendet malore 7 deri në 13 °C.