INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria një ndër 5 shtetet më ekonomike për të pushuar

Shqipëria një ndër 5 shtetet më ekonomike për të pushuar

Publikuar më: 11:03 22-10-2018

Nuk janë vetëm resurset natyrore dhe trashëgimia kulturore që e bëjnë një destinacion të preferuar Shqipërinë. Por edhe shpenzimet më të ulëta se në disa vende të tjera për të kaluar pushimet sipas një mediaje botërore, e kanë renditur vendin tonë në 5 vendet kryesore në botë për tu vizituar. Revista online “Global Banking and Business Review” artikullin e botuar në faqen kryesore e liston Shqipërinë në mesin e vendeve tepër ekonomike për t’u vizituar.
‘’Shqipëria është një gur i çmuar, i fshehur në Evropë që ju ofron pamje të mrekullueshme të alpeve mahnitëse, si dhe plazhet e pacënuara që konkurrojnë me ato të Greqisë, por me gjysmën e kostos’’ shkruhet në këtë artikull. E ndërkohë sugjerohet lëvizja në rrugët me kalldrëm në qytetet arkeologjike, si Butrinti dhe Apolloniapor, por dhe Gjirokastër, Berat e Korçë, pa harruar plazhet e Sarandës dhe Drymadhes që sipas këtij reportazhi mund t’ia kalojnë edhe rivierës franceze. Kjo revistë ekonomike vjen me një vlerësim për ujërat e pastra, pamjet frymëzuese dhe ushqimet e shijshme duke i dhënë një ‘bravo’ bregdetit shqiptar. Por ndërsa është llogaritur kostoja mesatare për ditë, e cila është 60 euro për person, nuk është anashkaluar ajo pjesë që tregon rregjimin dhe izolimin e vendit që dikur simbole fortifikimi, sot bunkerët janë kthyer në lokale. Dhe kjo revistë on line e ka përmbyllur artikullin me fjalët:
‘’Kënaqësia e udhëtimit në një vend të ri, era e ajrit të freskët, aromat e ushqimit të shijshëm të paprovuar më parë, një zhytje direkte në kulturën e një grupi të ri njerëzish, të gjitha këto janë përfitimet e një pushimi në Shqipëri’’.

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646