INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nuk do përfaqësohet me Arilenën? Eurovizion merr vendimin për këngët të cilat do të merrnin pjesë këtë vit

Shqipëria nuk do përfaqësohet me Arilenën? Eurovizion merr vendimin për këngët të cilat do të merrnin pjesë këtë vit

Publikuar më: 15:35 21-03-2020

Edhe festivali i “Eurovizion” si shumë aktivitete të tjera u shty për vitin tjetër për shkak të Koronavirusit.

Organizatorët e festivalit bënë të ditur fatin që do të kenë artistët që duhej të merrnin pjesë në festival këtë maj.

“Këngët e këtij viti nuk do kenë të drejtë të garojnë kur të mbahet konkursi i vitit të ardhshëm. Shtetet pjesëmarrëse do zgjedhin nëse do përfaqësohen vitin e ardhshëm nga fituesi i këtij viti apo nga një këngëtar tjetër”, thanë organizatorët.

Gjeorgjia, Holanda dhe Spanja tashmë kanë konfirmuar që artistët e tyre do të kthehen vitin e ardhshëm.

Ndërsa në Shqipëri nuk dihet ende nëse do përzgjidhet sërish Arilena Ara apo do zhvillohet konkurs i ri për t’u përfaqësuar nga një tjetër artist.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607