INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nuk është një vend konkurrues me tregjet e Bashkimit Europian. KE e ndihmon me disa këshilla

Shqipëria nuk është një vend konkurrues me tregjet e Bashkimit Europian. KE e ndihmon me disa këshilla

Publikuar më: 12:26 22-07-2019

Shqipëria ka kapacitet të ulët për të konkurruar me tregjet që ndodhen në Bashkimin Europian. Në një raport të fundit të bërë nga Komisioni Europian, thuhet se vendi jonë ka bërë një farë përmirësimi, por ka ende mangësira që duhet të ndryshohen.

KE thekon se Shqipërisë i mungojnë aftësitë konkurruese pasi ka mungesa të njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, si dhe nivel të ulët të arsimit. Këto sipas raportit pengojnë integrimin e Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare të tregtisë.

KE thotë se Shqipëria mund të jetë një vend konkurrues si shtetet e tjera vetëm pasi të shtojë shpenzimet për arsimin dhe kërkimin shkencor, të përmirësojë planifikimin dhe realizimin e investimeve publike dhe të përmirësojë shërbimet e mbështetjes teknike, në nivel lokal për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për t’i ndihmuar ato të investojnë, të jenë novatore, si dhe të eksportojnë.

Në raportin e saj KE publikon dhe disa përmirësime të lehta që ka bërë Shqipëria në fushën e ekonomisë së vendit, pasi vërehet një rritje ekonomike. Papunësia gjithashtu është shumë e lartë, po në 2018 pati një reduktim. Gjithashtu dhe sektorë si energjia, transporti dhe infrastruktura digjitale janë përmirësuar.  

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941