INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria nuk po e lejon veten të hyjë në BE, shkelet e drejta e pronës...

Shqipëria nuk po e lejon veten të hyjë në BE, shkelet e drejta e pronës...

Publikuar më: 08:46 08-09-2017

Presidenti grek në bisedimet e tij të fundit deklaron se Shqipëria po shkel haptazi të drejtën e pronës.

Rruga drej BE-së në rrezik, në një darkë të shtruar në nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron,  Presidenti grek Prokapis Pavlopulos, ka cuar mesazhe të rrepta ndaaj Shqipërisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Gjithashtu ai ka hedhur një sur deklaratash dhe ndaj Shkupit, duke thënë se Tirana deh Shkupi po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane, njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe të njeriut dhe në veçanti të pronës.

"Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!", u shpreh presidenti grek. 

Deklarata e z. Pavlopoulos është bërë gjatë pjesës së fjalimit ku ai i është referuar çështjeve kombëtare dhe marrëdhënive me fqinjët, si dhe çështjes qipriote dhe problemeve me Turqinë. 

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292