INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria numërin më të lartë të emigrantëve në rajon, në 5 vjet

Shqipëria numërin më të lartë të emigrantëve në rajon, në 5 vjet

Publikuar më: 13:59 07-06-2016

Banka Botërore në një raport rendit Shqipërinë të parën në rajon sa i përket nivelit më të lartë të emigracionit, krahasuar me numrin e popullsisë.
Sipas bankës emigracioni neto gjatë periudhës 2011-2015 ishte  91,750 persona.
Në analizë thuhet se edhe pse pati një stabilizim të emigracionit në vitin 2000 , sërish nisi  të theksohet pas krizës së viteve 2008 dhe me këto ritme rajoni i Ballkanit sidomos Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës që zë mbi 80 % të eksporteve në vend.
Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet globale më 2016, Shqipëria renditet në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social, e ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit.
Shkalla e lartë e emigracionit ka një potencial rreziku 78%, në një kohë që në rang global risku nga ky fenomen nuk është më shumë se 10%.
Në raporti citohet se biznesi rrezikohet nga emigracioni më shumë se nga çdo faktor tjetër që mund të vijë nga masat fiskale apo faktorë të tjerë të brendshëm. Edhe vetë bizneset e kanë pohuar këtë situatë pas ikjeve masive në 2015 dhe shumë nga ta theksojnë se kanë mbyllur përkohësisht aktivitetet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165