INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria pa adresa. Ja zgjidhja sipas Ramës...[VIDEO]

Shqipëria pa adresa. Ja zgjidhja sipas Ramës...[VIDEO]

Publikuar më: 13:52 30-01-2017

Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që s’ka adresa të sakta. Po edhe pse është qesharake vetë kryeministri Rama ka konfirmuar se në vendin tonë rezultojnë të regjistruar rreth 1.3 milion famije, që jetojnë brenda territorit dhe krahasuar me numrin e ndërtesave i bie që në çdo banesë të jetojnë rreth 20 persona. E kjo nuk ka si konsiderohet normale.

Kjo sipas kryeminsitrit ka një shpjegim se në vend mungon numri i saktë i banorëve dhe adresave. Për këtë arsye do të nisë një proçes regjistrimi për të gjithë pasi dhe Kina siç thotë Rama ka një sistem të saktë adresash. Çdo banor do të pajiset me një numër të saktë dhe pëmes tij do të identifikohet dhe adresa.
Në një aktivitet ku u prezantua projekti i adresave foli dhe Ministri i Brendshëm Tahiri që tha se do të duhen 6 muaj dhe rreth 1200 persona në terren për të realizuar pajisjen me adresa. Rregjistrimi është falas, të paktën në 6 muajt e parë, por kush nuk përgjigjet në kohë do të gjobitet.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115