INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ''pa takat'', Skocia fiton pastër në shtëpinë e saj

Shqipëria ''pa takat'', Skocia fiton pastër në shtëpinë e saj

Publikuar më: 21:43 10-09-2018

Pas triumfit me Izraelin, Kombëtarja shqiptare mposhtet me rezultatin 2-0 nga Skocia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Strategu italian Panucci bëri tre ndryshime nga fitorja e fundit me Izraelin, duke hedhur në fushë Lilajn, Ndojin dhe Balajn, që në fakt nuk rezultuan si zgjedhjet më të mira të mundshme. Në “Hampden Park” ndeshja nisi mes reshjeve të shiut, teksa vendasit e nisën duke ushtruar menjëherë presion, por pjesa e parë përfundoi 1-0.

Rezultati që zhyti kombëtaren, u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes, me dy gola të shënuara nga Naismith, një në minutën e 47’ dhe tjetri në 68’.

Me këtë humbje, Shqipëria kalon në vendin e dytë në grup, me 3 pikë në dy ndeshje, duke i lënë vendin e parë Skocisë, dhe lë mbrapa Izraelin. Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë e luajnë në 10 tetor ndaj Jordanisë në miqësore dhe 4 ditë më vonë, udhëton drejt Izraelit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225