INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria për ''hakmarrje” ndaj Turqisë, ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja jonë! [FOTO]

Shqipëria për ''hakmarrje” ndaj Turqisë, ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja jonë! [FOTO]

Publikuar më: 13:32 11-10-2019

Finale e parakohshme mund të quhet ajo e Shqipërisë në ditën e sotme ndaj Turqisë. Një përballje ku kuqezinjtë duhet të dalin patjetër me tre pikët, për të mbajtur gjallë edhe ëndrrën e kualifikimit.

Reja ka kërkuar nga lojtarët që të provojnë dhe rregullojnë sa më shumë shënjestrën përpara Turqisë. I ndërgjegjshëm se shanset do të jenë të pakëta dhe duhet të shfrytëzohen në maksimum, kjo është edhe pika që i kushtua më tepër vëmendje. Sa i përket formacionit të mundshëm, pritet e njëjta vendosje si edhe në fitoren e fundit ndaj Islandës. Ndryshimi i vetëm do të jetë se vendin e Hysajt do e marrë Odise Roshi.

Kështu, në mbrojtje i është besuar përsëri Dermakut në qendër me Gjimshitin e Ismajlin nga krahët, në treshen e tërhequr. Më të hapur, në rolin e mbrojtësve-mesfushorë, do të jenë Lenjani nga e majta dhe Roshi nga e djathta. Ky i fundit pritet të jetë më ofensiv, ndaj Ismajli do të ketë detyrën e vështirë që të mbulojë hapësirat edhe për të, ashtu si mesfushorët.

Treshja e qendrës së mesfushës është e konsoliduar me Gjasulën, Baren e Memushajn, ndërsa edhe në sulm nuk ka ndryshime me Manajn e Çikalleshin. Tekniku mendon se ky rreshtim është ai më i mirë i mundshëm për momentin, duke llogaritur mungesën e Hysajt, i cili është i vetmi lojtar i ndryshuar në krahasim me sfidën e muajit të kaluar.

manajcika.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229