INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria pjesë e standardeve europiane për divorcet, 1 në 4 çifte ndahet

Shqipëria pjesë e standardeve europiane për divorcet, 1 në 4 çifte ndahet

Publikuar më: 09:27 21-01-2018

Nga të dhënat e fundit statistikore të INSTA, Shqipëria radhitet në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket divorceve.

Në 100 martesa 24.7 përfundojnë në ndarje.

Kjo është një shifër shumë më e lartë se e vendeve fqinje të rajonit por është në të njëjtin nivel me atë të vendeve të BE.

Po ashtu statistikat tregojnë se jo vetëm është rritur numri i divorceve por edhe ka rënë edhe numri i martesave duke arritur edhe një standard tjetër europian.

Shqipëria nuk arrin standardet europiane përsa i përket nivelit të jetesës, nivelit të kujdesit shëndetësor apo nivelit të arsimimit, por për sa i përket standardeve të divorcit shqiptarët kanë arritur nivelet e vendeve të zhvilluara europiane.

Kjo është një analizë që e bën gazetari Louis Seiller në portalin frankofon ‘Courrier des Balkans’ ku jepen lajme dhe analiza nga vendet e Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869