INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria po përvëlohet/ ISHP jep këshilla të vlefshme për grupet më të rrezikuara

Shqipëria po përvëlohet/ ISHP jep këshilla të vlefshme për grupet më të rrezikuara

Publikuar më: 08:53 03-07-2019

Muaji korrik ka hyrë me temperatura të larta. Termometri që në orët e para të mëngjesit shënon 35 gradë në zonat e ulëta dhe ato kulmojnë në mesditë me 37-38 gradë celcius. Po si mund të përballohet i nxehti që të mos kemi pasoja?

Instituti i Shëndetit Publik ka renditur disa këshilla dhe apelon për shumë kujdes.
1.Personat e moshuar nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00.
2.Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, prej pambuku dhe me ngjyra të çelta.
3.Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës.
4.Të moshuarit duhet të matin më shpesh e tensionit arterial.
5.Dhembjet e kokës, marramendja dhe dehidrimi, tharja e gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin. Duhet lajmëruar mjeku.

Kurse prindërit duhet të marrin në konsideratë këto këshilla për fëmijët:
-Mos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën 6 muaj
-U vendosni kapelë me strehë të gjerë
-U lagni flokët shpesh
-U vini syze dielli me filtra të larta mbrojtjeje
-Përdorni krem me faktor mbrojtës 50 ditët e para
-U vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539