INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria po plaket, 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, mësoni qytetin 'më të vjetër'

Shqipëria po plaket, 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, mësoni qytetin 'më të vjetër'

Publikuar më: 16:24 29-11-2018

Në një dekadë Shqipëria ka rritur me 10% mosha e tretë në vendin tonë. Shifra është publikuar nga INSTAT,çka tregon se po rritet me ritme shumë të shpejta mosha mesatare e popullsisë. INSTAT ka publikuar të dhënat mbi varësinë ndaj të moshuarave,l e cila për 2018 ka arritur në shifrën 20%. 

Në vitin 2017 ky raport ishte 1% më i ulët. Varësia ndaj të moshuarve matet si raport i personave mbi moshën e punës (mbi 65 vjeç), me numrin e personave në moshë për të punuar (nga 15 deri në 64 vjeç), e shprehur si përqindje.
Ndërkohë INSTAT bën të ditur edhe qarkun me shifrën më të lartë të popullsisë mbi 65 vjeç. Për 2018, qarku i Lezhës mbante rekordin për përqindjen më të lartë të raportit të varësisë ndaj të moshuarve.
Ka disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e varësisë ndaj të moshuarve në vend. Së pari është rritja e numrit të popullsisë mbi 60 vjeç, ku në 2018-n kishte një peshë prej 19% ndaj numrit total të popullsisë, rreth 2 pikë për qind më shumë se një vit më parë. Së dyti, është ulur ndjeshëm numri i lindjeve. Ndërkohë që një ndikim shumë negativ po jep edhe emigracioni. Gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që largohen nga vendi,l e ku përqindja më e madhe është ajo e brezit të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211