INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria pranon refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, reagon për herë të parë Rama: Nuk ka tregti me BE

Shqipëria pranon refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, reagon për herë të parë Rama: Nuk ka tregti me BE

Publikuar më: 07:20 27-08-2018

Shqipëria do të strehojë 20 prej klandestinëve të bllokuar në Itali dhe lidhur me këtë ka folur për herë të parë kryeministri Rama. Në një intervistë për Corriere, shefi i ekzekutivit shqiptar shprehet se vendimi për të pranuar 20 nga 150 emigrantët që ndodheshin në anijen që u bllokua për pesë ditë në portin e Catanias nuk është tregti me BE për çështjen e integrimit, pasi të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre në lidhje me këtë cështje.

"Nuk ka tregti me BE, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre.

Duhet të bënim diçka për ata persona që u kthyen në të burgosur. Këtu flitet për jetën njerëzore. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm", u shpreh Rama.

Por a do të pranojë Shqipëria më shumë emigrantë në të ardhmen?

Rama shprehet se ‘Nuk do ta zgjidhte problemin dhe ka shtuar se shpreson që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e tyre.

INTERVISTA E EDI RAMES PER CORRIERE

Si do të transferohen emigrantët në Shqipëri?

Agjencitë kompetente do të merren me këtë çështje. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës.

Si ishin negociatat me qeverinë italiane?

Nuk kishte negociata. Ne donim të bënim diçka, në fillim kemi hezituar për të mos pasur përplasje me qeverinë italiane, por komunikimet mes ministrave të jashtëm e kanë zgjidhur këtë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm.

A do të mirëprisni të tjerë?

Nuk do ta zgjidhte problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe çdo shtet të bëjë pjesën e vet. Ne e thamë në vitin 2015: kemi nevojë për një plan evropian dhe e bëjmë sërish këtë apel.

A do të përshpejtojë ky gjest anëtarësimin në BE?

Nuk ka asnjë shkëmbim. Ne këtë cështje nuk e kemi diskutuar me kryeministrin italian, këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore dhe në lojë janë gjëra më të mëdha.

Kohë më parë Salvini kritikoi hyrjen e Shqipërisë në BE...

Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Për emigrantët ka pasur një mirënjohje dhe objektivi është që të kemi një pozicion europian humanitar

Cila është marrëdhënia juaj me Romën?

Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht nga forcat politike në qeveri.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?

Ne jemi në rrugën e evropianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet shumë për t'u bërë.

Trafikimi i drogës, megjithatë, shqetëson ...

Ne jemi ndër ata që kanë bërë më shumë. Por, siç dëshmohet nga luftën kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0019960403442383