INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria renditet e treta në listën e 10 vendeve më të urryera në Europë

Shqipëria renditet e treta në listën e 10 vendeve më të urryera në Europë

Publikuar më: 15:31 01-09-2017

Një faqe interneti “The top ten” që rendit 10 gjërat më të pëlqyera ose jo, ka hapur një votim për vendet më të urryera evropiane. Besojeni ose jo, Shqipëria është renditur e treta në listën e 10 vendeve më të urryera në Europë. Dhe doni ta dini se cilat janë arsyet? Ja disa prej tyre të renditura në komente. “Ata janë shumë arrogantë dhe të pasjellshëm, nuk respektojnë dhe provokojnë të tjerët dhe janë të obsesionuar me idetë e tyre naziste të "Shqipërisë së Madhe"-shkruan dikush. “Shumë njerëz po gjykojnë Shqipërinë. Po, mafia shqiptare është brutale, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria në tërësi është e tmerrshme”-komenton një tjetër që thotë se është vet shqiptar. Nuk mungojnë as etiketimet e frikshme si, shitës organesh, trafikues femrash dhe droge,që me siguri vijnë nga fqinjët tanë pasi përmendin luftën e Kosovës dhe Idenë e Shqipërisë së Madhe, “që sipas tyre nuk ka ekzistuar kurrë". Duket se ky votim u ka shërbyer fqinjëve tanë për të derdhur vrerin e tyre kundër vendit tonë. Vendin e parë në listën e ka fituar Rusia, e cila me sa duket do të mbaj kurorën e më të urryerit vend. “Njerëzit më arrogant dhe më agresivë jetojnë atje” shprehet dikush, një tjetër thotë se e ka listuar vetëm për shkak të Putin. Propoganda e tij u ka bërë lavash truri qytetarëve. “Ata urrejnë gjithçka dhe çdokënd, dhe janë të pasjellshëm”-komenton dikush tjetër. Në vendin e dytë renditet Gjermania “me njerëzit më racist në botë” ndërsa edhe Serbia nuk i ka shpëtuar dot kësaj renditje. Ajo renditet direkt pas Shqipërisë në vend të katërt. “Serbët janë kafshë” komenton dikush ndërsa nuk mungojnë etiketimet si “vendi më i urryer, me njerëzit më dembel dhe kriminel, egoist apo budallenj”. Anglia renditet e pesta si “vend ksenofob, racist, nazist, me njerëz budallenj, të trash etj”. Nuk mungojnë etiketimet me konetacion negativ. Pas saj renditet Franca, Turqia, Polonia, Rumania dhe lista e top ten mbyllet me një tjetër fqinjin tonë. Mbyllet me Italinë banorët e së cilës etiketohen si “njerëzit më të këqinj në botë. Por votimi vazhdon kështu që renditja mund të mos jetë e njëjtë më pas". 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559