INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria rrezikohet nga gripi i shpendëve

Shqipëria rrezikohet nga gripi i shpendëve

Publikuar më: 09:46 23-11-2016

Rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria është e rrezikuar nga përhapja e viruzit H5N8. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Bujqësisë e cila urdhëron ndalimin e importit të shpendevë me vendet e prekura nga ky virus.
Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:
Ministria e Bujqësisë njofton se, pas vitit 2006, riktehet në Evrope gripi i shpendëve. Shqipëria, e rrezikuar për shkak të shtegëtimin të shpendëve të egër drejt lagunave. Ministria e Bujqësisë urdhëron ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura”.
Gjithashtu Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur.
Ndërkohë virusi i shpendëve është përhapur në disa vende të europës. Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

Article Logic
Execution time: 0.0031371116638184