INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndaj Izraelit

Shqipëria rrezikon të luajë pa tifozë ndaj Izraelit

Publikuar më: 12:01 18-10-2016

Kombëtarja shqiptare rrezikon shumë që sfidën e radhës ndaj Izraelit në “Loro Boriçi” ta zhvillojë me dyer të mbyllura.

Kërcënimi për këtë masë vjen nga UEFA, e cila ka gjobitur Federatën Shqiptare të futbollit në dy raste, në ndeshjen me Maqedoninë por edhe në atë me Spanjën, për flakadanët dhe tymueset e hedhura në fushë nga grupimet e tifozerive.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Loro Boriçit” më 12 nëntor, ku do të përballen me Izraelin. Sekretari i FSH-së Shulku dje informoi se organi drejtues i futbollit në vendin tonë do të nisë një fushatë sensibilizimi, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së në fund theksoi se masat e sigurisë në stadium do të intensifikohen, një sjellje e tillë, sidomos në takime ndërkombëtare është e patolerueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281