INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë, destinacion jo vetëm Gjermania...

Shqipëria rrezikon të mbetet pa mjekë, destinacion jo vetëm Gjermania...

Publikuar më: 11:13 07-04-2019

Vala e re e emigracionit që ka përfshirë Ballkanin, është duke e goditur rëndë Shqipërinë pasi vendi po humbet “trurin”, pra të rinj të arsimuar dhe rritur profesionalisht këtu, që zgjedhin të “arratisen” në Europë për një jetë më të mirë.

Sipas një ankete që u zhvillua vitin e kaluar  janë mjekët, rekordmenët e largimit nga Shqipëria, pasi në radhët e tyre 78% kanë shprehur dëshirën për të emigruar drejt Gjermanisë.

Në pesë vitet e fundit, 857 mjekë janë larguar nga Shqipëria, kryesisht drejt Gjermanisë, por jo vetëm, për arsye që lidhen me pagat e ulëta, denigrimin e figurës së mjekut, krizën e besimit të publikuar ndaj tyre, që ka degraduar deri në dhunë, braktisjen nga ana e institucioneve përballë kësaj dhune, mbingarkesën në punë, mungesën e pajisjeve dhe një mbrojtje më e mirë ligjore.

E gjendur në pak a shumë të njëjtën situatë, shkruan Monitor Qeveria e Kosovës dyfishoi pagat e trupës shëndetësore këtë vit, si një masë parësore, për të frenuar largimin e mjekëve. Pra, tashmë në Kosovë mjekët marrin paga mbi 2-3 herë më të larta se në Shqipëri, për të njëjtin rol në sistemin e shëndetësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824