INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria rrit importin e barnave. Në 8 muaj u blenë 7 për qind më shumë se në 2015 [VIDEO]

Shqipëria rrit importin e barnave. Në 8 muaj u blenë 7 për qind më shumë se në 2015 [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 21-09-2017

Rënia e lindjeve dhe braktisja e Shqipërisë nga të rinjtë po sjell plakjen e shoqërisë.

Ky fenomen ka nisë të japë efekte negative edhe në përdorimin e barnave. Përgjatë dekadës së fundit importi i tyre është rritur.

Vetëm gjatë periudhës janar - gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike kanë shënuar një rritje me rreth 7% në sasi dhe 14% në vlerë.

Në këtë 8 mujor janë shpenzuar rreth 16 miliard lekë nga 14 miliardë që janë shpenzuar në të njëjtën 8 mujor të një viti më parë.

Specialistët argumentojnë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e konsumit të ilaçeve ku faktor kryesor renditet rritja e numrit të të moshuarve, pasi ata janë dhe shtresa më e prekur nga sëmundjet e ndryshme ku më të përhapura janë sëmundjet e zemrës, diabetit dhe tensionit.

Faktor të tjerë që kanë ndikuar janë rritja e sëmundjeve dhe rritja e rezistencës ndaj medikamenteve.

Një tjetër problematik që del në dritë sipas këtij raporti është se numri i personave qe po përjetojnë rezistencë ndaj ilaçeve po rritet e kjo pasi përdorimi i pa kriter i ilaçeve rrit dhe rezistencën ndaj tyre.

Sipas Institutit te Shëndetit Publik pjesa dërmuese e shoqërisë merr ilaçe pa receta dhe pa rekomandimin e mjekut.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019080638885498