Universiteti “Thornton Donovan School” i New Yorkut , e ka vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurrikulën e saj shkollore. Një grup pedagogësh e studentësh të këtij universiteti janë pritur sot nga Presidenti Ilir Meta.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e quajti partnere dhe aleat strategjik të kombit shqiptar.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët amerikanë, Presidenti Meta iu përgjigj interesimit të tyre për Shqipërinë, duke i njohur në veçanti me të kaluarën e vendit tonë dhe rrugën drejt integrimin në BE.