INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria së shpejti me aeroportin e dytë funksional!

Shqipëria së shpejti me aeroportin e dytë funksional!

Publikuar më: 14:09 01-04-2016

Konçesionari i aeroportit,  Nënë Tereza në Rinas merrr përsipër të verë në funksion dhe aeroportin e Kukësi. Marrëveshja është mbyllur mes Ministrit të Transportit, Edmond Haxhinasto dhe “Tirana Airport Partners”. Sipas Haxhinastos, pas negociatave të vazhdueshme tashmë është rënë dakord që të fillojnë fluturimet ndërkombëtare edhe nga aeroporti i Kukësit dhe se për çdo aeroport tjetër, që do të lejohet të hapet në vend do të pasohet me zgjatjen e kontratës me “Tirana Airport Partners”.
Pra nëse “Tirana Airport Partners” do të ketë edhe 10 vjet nga kontrata dhe do të kërkohet hapja e një tjetri aeroporti atëherë kontrata do t’i zgjatet automatikisht dhe me 5 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0016591548919678