INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria si Afrika për numrin e lartë të makinave të vjetra. Projekt-vendimi për ndalimin e tyre...

Shqipëria si Afrika për numrin e lartë të makinave të vjetra. Projekt-vendimi për ndalimin e tyre...

Publikuar më: 10:01 25-09-2018

Sasia e makiave të vjetra në Shqipëri është në të njëjtat nivele si Afrika. Vetëm 5% e mjeteve motorike janë të reja. Në Europë renditemi me numrin më të lartë të automieteve të vjetra, me moshë mesatare 20 vjet në një kohë që mesatarja e vendeve të BE-së është 10 vjet.

Ndotja që shkaktohet prej tyre është një nga arsyet kryesore, që nxitën qeverinë të merrte masat për ndalimin e mjeteve të përdorura më shumë se 10 vjet. Për këtë arsye është hartuar dhe një projektvendim, ku thuhet se makinat që janë prodhuar më shumë se 10 vjet më parë dhe për makinat e reja, ato që nuk përmbushin normën EURO 5 nga 1 janari nuk do të lejohet që të hyjnë në Shqipëri.
Duke filluar nga viti 2019 në vendin tonë më specifikisht do të lejohen të hyjnë vetëm, autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian, kurse makinat, me zero km, autoveturat e përdorura duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ndërsa për motorët dhe kamionët, koha e lejuar për importin e tyre nga data e prodhimit është 15 vjet. Po koleksionistët e makinave të vjetra për interes historik do lejohen të sjellin nga jashtë ato që janë prodhuar deri në dhjetor të vitit 1970 pra automiete shumë të vjetrat.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602