INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria si Saharaja! Moti i pazakontë deri në fund të vjeshtës…[VIDEO]

Publikuar më: 15:07 29-10-2018

Klima e Saharasë mbërrin në Shqipëri. Ky mot aspak i zakontë do të na shoqërojë dhe në muajin nëntor. Ndaj vishuni si në verë, por mbani dhe çadra me vete, pasi në pjesë të ndryshme të ditës mund të ketë për pak minuta dhe rrebeshe shiu. Po bëni kujdes dhe me erën ajo do të jetë shumë e fortë dhe do të shpërndajë dhe pluhur. Ndaj alergjikët nga puhuri dhe asmatikët duhet të qarkullojnë sa më pak jashtë pasi shëndeti i tyre mund të përkeqësohet. Sinoptikanët njoftojnë se konditat e pazakonta të motit saharjan do të jenë më tepër të theksuara në zonat bregdetare, por dhe ato qëndrore. Po nuk përjashtohet dhe Tirana. Kurse temperaturata do të jenë të paktën 5 – 8 gradë më të larta se ato tipike të stinës së vjeshtës. 

Temperatura më e lartë gjatë ditëve të fundt të tetorit dhe në nëntor pritet të jetë nga 25 - 18 gradë celsisus, ndërsa më e ulëta nga 10 deri 1 gradë Celsius.
Ndërkohë, parashikimet e para për këtë dimrë, tregojnë se jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë në përgjithësi ai do jetë i butë.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605