INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria sot përballet me vapën afrikane, surprizat për ditët në vazhdim

Shqipëria sot përballet me vapën afrikane, surprizat për ditët në vazhdim

Publikuar më: 11:04 04-08-2017

Sot do të vijojë dominimi i kthjellimeve në gjithë territorin deri në mesditë kur priten grumbullime vranësirash të përkohshme në ekstremin verior dhe verilindor të vendit, njofton Meteoalb.

Pasditja mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore. Tabloja termike e së premtes nuk pritet të sjellë ndryshime duke ruajtur vlerat maksimale prej 35ºC në zonat malore; deri 39ºC në bregdet dhe rreth 40ºC në zonat e ulëta.

Rënia e temperaturave vijon graduale gjatë javës tjetër deri në fundjavë, datë 12 – 13 gusht, kur pritet rikthim në normalitetin termik mujor, ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të gushtit 2017.

Mesnatën e së dielës dhe gjatë së hënës fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt Ishullit të Siçilisë dhe brigjeve tuniziane. Ndërkohë, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore më të freskëta nga Europa Veriperendimore deri mëngjesin e së premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtperdrejt nga Europa Veriore. Ne keto kushte, pritet qe fundjava tjeter te sjelle nje renie te temperaturave, me te pakten 5 grade C.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766