INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria “sulmuese” ndaj Izraelit, zbulohet vendosja në fushën e lojës [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 11-11-2016

Shqipëria do të ndeshet nesër me Izraelin për takimin e katërt në grup për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Taktika e përdorur nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, gjatë përgatitjeve në kuadër të ndeshjes me Izraelin, lë të kuptohet se do të shohim si rrallëherë një skuadër me karakter sulmues. Kjo, jo vetëm për faktin se pritet të zbresin në fushë lojtarë me karakteristika ofensive, por edhe nga skemat që italiani ka përgatitur për të goditur kundërshtarin. Ndryshe nga sfida me Spanjën, kundër Izraelit skuadra pritet të vendoset më lart në fushë për të qenë më afër zonës kundërshtare në kërkim të golit.
Në seancën e djeshme u aplikuan disa skema, si në variantet mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese. Xhani de Biasi provoi disa skema, duke lënë të kuptohet se deri në momentin e gjetjes së golit do të luajë me variantin 4-3- 3. Formacioni më i mundshëm është me Berishën në portë, Mavrajn dhe Gjimshitin në qendër të mbrojtjes, dhe Hysajn e Agollin nga krahët e repartit defensiv. Ne mesfushe Kukelin para mbrojtjes, Abrashin dhe Xhakën disi më të spostuar dhe nga krahët Memushajn e Llullakun, De Biazi duket se ka gjetur formacionin ideal, që plotësohet me Balajn në majën e sulmit.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217