INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria të paktën këtu e lë Serbinë pas...[FOTO]

Shqipëria të paktën këtu e lë Serbinë pas...[FOTO]

Publikuar më: 12:40 06-01-2017

Reshjet e mëdha të dëborës që përfshinë Shqipërinë këto ditë kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Rruga e Kombit, që kalon nëpër zonat malore të Mirditës dhe Kukësit është prej 2-3 ditësh e mbuluar nga bora dhe reshjet ende vazhdojnë. Borëpastrueset vazhdojnë të jenë në punë, por moti me erë dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në disa pjesë, si dhe në daljet e autostradës, ku këshillohet të bëhet kujdes. Prej 24 orësh, 6 borëpastruese dhe personeli i firmës së mirëmbajtjes janë në gjendje gadishmërie. Tjetër gjë është në shtetin Serb ku siç e dëshmojnë edhe fotot autostrada Beograd-Nish ka dalë jashtë funksionit dhe është bllokuar për qarkullim, temperaturat kanë shkuar deri në minus tetë gradë, derisa lartësia e mbuluar nga bora është deri në 16 cm,njoftojnë mediat beogradase. Më poshtë do të sjellim foto nga autostrada Rrëshen-Kukës dhe aksi Kukës -Morinë për pjesën e Shqipërisë dhe foto të autostradës Beograd-Nish e bllokuar në Serbi. Ndryshimi është i dukshëm.

Autostrada Rrëshen-Kukës , Kukës -Morinë

15825970_1274201422664906_128419779251869283_n.jpg

 

15823438_1274201479331567_5667829099583233912_n.jpg

15826474_1274201472664901_8430343123352449087_n.jpg

 

Autostrada Beograd-Nish është bllokuar për qarkullim

1355507410586f619c644a1791112603-v4-big_1483696283-6810305.jpg

c1ehgdhwiaaiq5n_1483696207-1967483.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445