INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria turistike edhe pas Maqedonisë së Veriut, vendi ynë i fundit për akomodimin e turistëve në Europë

Shqipëria turistike edhe pas Maqedonisë së Veriut, vendi ynë i fundit për akomodimin e turistëve në Europë

Publikuar më: 11:04 30-08-2019

Sezoni turistik po shkon drejt fundit. Edhe pse qeveria mburret për 1 milion turistë që kaluan pushimet në vendin tonë, për akomodimin e tyre ne jemi të fundit, jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Megjithatë, kjo duhet marrë me rezerva për sa kohë këtë vit është konstatuar informalitet të lartë në sektorin e turizmit. Gjithsesi në raportet zyrtare të INSTAT rezultojmë si vend me 38 mijë shtretër akomodimi. Me këtë shifër Shqipëria është edhe pas Malit të Zi por edhe Maqedonisë së Veriut, e cila nuk ka vijë bregdetare.

Kështu, në Mal të Zi në 2018-n kishte 43 mijë shtretër që ofroheshin për akomodimin e turistëve, ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë dhe Maqedonia e Veriut me 48 mijë.
Nga vendet e Ballkanit Greqia numëron mbi 1. 3 milionë shtretër, e ndjekur nga Kroacia me 1.1 milion.
Ndërkohë, Franca duket se vijon të jetë vendi më i vizituar prej turistëve. Ky shtet mban rekord për numrin e strukturave akomoduese me 5 milionë e 112 mijë shtretër. Pas saj vjen Italia me 5 milionë e 107 mijë shtretër, e ndjekur nga Anglia dhe Spanja.
Ndërkohë, këtë verë qeveria ka ushtruar një aksion anti-informalitet nga i cili disa hotele u mbyllën pasi rezultonin se nuk paguanin detyrimet ndaj shtetit. Në përfundim të këtij aksioni do të shihet përmasa reale e informalitetit në sektorin e turizmit, që synohet se është ndër sektorët më me ndikim në ekonominë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822