INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria turistike, Italianët shkruajnë: “Një kredhje në Shqipëri”

Shqipëria turistike, Italianët shkruajnë: “Një kredhje në Shqipëri”

Publikuar më: 15:44 21-07-2017

“Një kredhje në Shqipëri”. Ky është titulli i reportazhit të publikuar në revistën prestigjioze italiane “Gioia Viaggi” kushtuar turizmit në vendin tonë. Vendi i shqiponjave i befasishëm për pushimet verore, thuhet në shkrimin e prestigjiozes italiane, i cili është bërë publik nga kryeministri Rama në rrjetin social facebook. 

Revista “Gioia Viaggi”:
“Plazhet që lagen nga uji transparent i detit Mesdhe e bëjnë Vendin e Shqiponjave një destinacion befasisht tërheqës për pushimet verore: vetëm vitin e kaluar turizmi u rrit me 15 për qind. Falë edhe natyrës së virgjër, vendeve UNESCO si edhe dëshirës për të ardhme dhe gjallëri të një prej popullsive me moshën më të re të Europës. Kur lë Vlorën dhe udhëton gjatë bregdetit, mund të hasësh vendpushime buzë një deti fantastik: nga Dhërmiu, i cili frekuentohet nga të pasionuarit pas zhytjes, në Himarë e cila është e rrethuar nga agrumet dhe ullinjtë; nga Saranda turistike dhe mondane deri në Kasmil prej ku mund të mbërrihet me not në ishujt e vegjël fantastikë me të njëjtin emër”.
Për ta bërë më të prekshme atë çfarë të ofron natyra shqiptare Francorosso operator turistik shumë i njohur ka vendosur që ta prekë personalisht nga afër vendin tonë. Ai i bën një pasqyrë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në vendin tonë. Duke filluar me jetën në Tiranë, bregdetin por dhe qytetin e një mbi një dritareve në Berat. Francorosso ka vendosur nota maksimale, për natyrën, mikpritjen e në fund ka një ftesë për të gjithë.
Revista “Gioia Viaggi”:
“Por ndërsa ngjitem në avion mendoj se shqiptarët i kanë përvetësuar vërtet fjalët e Gonxhe Bojaxhiut, ose Nënë Terezës, bashkëkombësja e tyre më e famshme: “Bëni të mundur që kushdo që të vijë tek ju, të largohet duke u ndier më mirë dhe më i lumtur”.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719