INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria turistike. Matador Network shpall 16 destinacionet që duhen vizituar

Shqipëria turistike. Matador Network shpall 16 destinacionet që duhen vizituar

Publikuar më: 16:06 17-11-2017

16 destinacione që nuk duhen humbur për tu vizituar. Është platforma e njohur e udhëtimeve Matador Netwrk, e cila ka listuar destinacionet që do të arrijnë të bindin këdo për të ardhur dhe vizituar Shqipërinë. Kjo perlë e Ballkanit, edhe pse nuk është destinacioni i parë, Matador Network sugjeron se duhet të jetë patjetër në listën e udhëtimeve tuaja. Në artikullin e gjatë me përshkrime dhe fotografi që tregojnë pelën e natyrës shqiptare, Matador Network flet për pamjet e vendit tonë, për të cilat autori cilëson plazhet tona si më të bukurat në botë.
Matador Network:
“Malet dhe liqenet që do të pushtojnë çdo rrugë për ditë, dhe qytete të bukura të vjetra në të cilat ka kështjella, unë ju premtoj, Shqipëria “paketon” një sërë vendesh në mënyrë të habitshme, të cilat mund të vizitohen”.
Turizëm në 12 muaj, ku në një distancë shuam të shkurtër kushdo mund të prekë malet e po ashtu dhe bregdetin, por mund të njihesh dhe me kulturën e traditën, e madje qytete pjesë e UNISKOS siç janë Berati dhe Gjirokastra. Gazetari Daniel James shprehet i bindur se kushdo që do të shohë fotografitë me siguri që do të rezervoni një biletë.

Article Logic
Execution time: 0.0033137798309326