INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, turizëm i argëtimit, Klosi: Të kthehemi në të preferuarit e ''party zone'' [VIDEO]

Shqipëria, turizëm i argëtimit, Klosi: Të kthehemi në të preferuarit e ''party zone'' [VIDEO]

Publikuar më: 16:35 06-06-2018

Padyshim turizmi është një faktor shumë i fuqishëm në rritjen ekonomike të një shteti dhe duhet thënë se edhe Shqipëri është në të njëjtën rrugë.

Të njëjtën gjë ka pohuar edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Sokol Balla Live”, në IN Radio 105.7.

Ai u shpreh se gjatë vitit të kaluar kishim 5 milion turistë, ndërsa këtë vit sipas ministrit, pritet që të shkojë në 6 milion duke parë që edhe në 4 mujorin e parë u shuan 100 mijë turiste, krahasuar me 4 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Klosi u shpreh se për të pasur një industri të vërtetë turistike dhe ekonomi nga turizmi nuk mjafton thjesht bukuria e detit apo bukuria e maleve, por duhet që administrata , shteti, njerëzit të jenë të përgatitur për t’i shërbyer turizmit.

“Tashmë kemi filluar të mendojmë se turizmi nuk është vetëm shërbim, por edhe ekonomi dhe si çdo ekonomi tjetër duhet akoma shumë investim, duhet promocion, promovim, por edhe standarde krejt tjera”, është shprehur ministri Blendi Klosi.

Gjithashtu ministri lajmëroi se ky sezon do jetë i mbush me aktivitete nga më të ndryshmet, plot 500 të tilla që bëhen në të gjitha zonat turistike si në jug ashtu edhe në veri.

“Duam t’i japim në radhë të parë arsye turistëve shqiptarë dhe familjeve shqiptare për të kaluar fundjava të këndshme në zonat tona turistike, por gjithashtu të kalojmë në Shqipëri një linjë të re”, është shprehur Klosi.

Për më shumë detaje shikoni minutën 1:26 të videos së mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.003209114074707